Dizajni
2014. Astra OPC Extreme
Opel Astra OPC Extreme rrjedh nga makinat garuese Cup Astra dhe është Astra më e shpejtë dhe më e fuqishme për ngarje të ligjshme në rrugë. Aerodinamika e sofistikuar, spoileri efikas i çatisë, goma dhe pjesë karocerie me fibra karboni, plus një strukturë sigurie me sedilje speciale sportive Recaro, të gjitha këto mundësojnë një përvojë ekstreme të ngarjes.
2013. Monza Concept
"Monza Concept"-i tregon se çfarë mund të presin klientët e Opel-it në të ardhmen: dizajne marramendëse dhe një botë e re e radikale me mjete dhe sisteme info-argëtimi. Me një aerodinamikë superiore dhe një përzierje materialesh te lehta dhe zgjidhje të qëndrueshme ekologjike, "Monza Concept"-i demonstron gjithashtu një efikasitet të jashtëzakonshëm.
2012 ADAM
Jashtëzakonisht dinamik dhe pafundësisht personal, Opel ADAM-i ishte epitoma e makinave me shprehje të lirë në "Paris Motor Show"-in e vitit 2012. NJë makinë qyteti e përsosur, e freskët, individuale, në modë dhe lëviz gjithmonë me ritmin e krijimtarisë.
2012 Cascada
E rafinuar, elegante dhe e dëshirueshme, Opel Cascada ringjall pompozitetin e një tavani të lëvizshëm por në një mënyrë të re. Kjo makinë e projektuar në përsosmëri dhe e mirëpajisur ripërkufizon rolin e kabrioletit si një makinë praktike gjatë të gjithë vitit, ndërkohë që i mbetet besnike filozofisë së Opel-it për të krijuar makina ëndrre të përballueshme dhe të realizueshme.