loading

MBROTJA MË NË IMTËSI.

Çfarëdo që të jetë duke transportuar Opel Vivaro-ja juaj, nuk ka rëndësi kush ndodhet në të, është bërë çdo gjë e mundur për të përmirësuar dhe për të rritur nivelet e sigurisë pa ndikuar te ekonomia efikasiteti apo rehatia.

Siguria aktive

Veçoritë e sigurisë aktive përfshijnë:

  • Programi elektronik i stabilitetit (ESP®Plus)
  • Sistemi i frenimit anti-bllokim (ABS)
  • Shpërndarja elektronike e forcës së frenimit (EBD)
  • Ndihmësi për nisje në malore (HSA)
  • Kontrolli i forcës së fërkimit (TC)
  • Programi i stabilitetit të trajlerit (TSP) (opsional me ganxhën e trajlerit)

Edhe kaq edhe janë shumë për një furgon – por ja që Opel Vivaro ofron edhe më shumë. Për shembull sistemi ESP®Plus includes also:

  • Kontroll përshtatës të ngarkesës. Kontrolli ngarkesës përshtatë sistemin ESP®Plus në varësi të faktit nëse automjeti është plotësisht i ngarkuar, gjysmë i ngarkuar apo i boshatisur (pajime standarde).
  • Zbutja e kthimeve përmbys. Sistemi i zbutjes e kthimeve përmbys monitoron vazhdimisht sjelljen e automjetit me ndihmën e sensorëve ESP®Plus dhe ndërhyn atëherë kur makina rrezikon të kthehet përmbys.
  • Ndihmësi i frenimit hidraulik. Në situata kritike të ngarjes së mjetit sistemi ndihmës i frenimit hidraulik rrit forcën e frenimit në maksimum duke ulur distancën e ndalimit.

Sistemet e lidhjes

Pajimet standarde të sigurisë pasive përfshijnë:

  • Airbeg të përparmë për shoferin dhe pasagjerin
  • Paralajmërues për vendosjen e rripit të sigurimit, sedilja e shoferit
  • Rripa sigurimi me kufizues force në radhën e parë të sedileve
  • Para-tendosës për rripat e sigurimit në radhën e parë
  • Mbështetëse koke për sedilen e shoferit me sistem kundër lëndimeve nga përplasjet
  • Sistem kundër rrëshqitjes përpara për sedilen e shoferit
  • Kufizues force për rripat e sigurimit (sedilet e pasme)
  • Pika fikësimi ISOFIX për 2 ndenjëse fëmijësh
  • Pika TopTether për të lejuar fikësimin e ndenjëseve universale për fëmijëve në sedilet e tjera

Airbegët në trajtë perdeje në pjesën e përparme dhe në atë të përparme anësore janë opsional.

Mbrojtja e fëmijëve ISOFIX

Siguria e fëmijëve është gjithmonë prioritet për Opel. Ndenjëset e fëmijëve ISOFIX mund të vendosen në sedilet e jashtme të radhës së dytë, së bashku me elemente shtesë sigurie TopTether për t’i ruajtur fëmijët nga përplasja e kokës.

Pasqyrat për këndet me vështirësi shikimi

Pasqyrat e jashtme me lente të dyfishta minimizojnë rrezikun e këndeve me vështirësi shikimi ndërkohë që ngisni makinën, me një pasqyrë të poshtme të veçuar që ofron shikueshmëri shtesë ndërkohë që parakaloni, si dhe një seksion të jashtëm asferik për shikueshmëri më të mirë në distanca të mëdha. Pasqyra unike me pamje të gjerë, e ndodhur në mbrojtësen nga dielli të pasagjerit të përparmë, ofron shikueshmëri shtesë në kryqëzimet e vështira.

Sistemi i monitorimit të presionit të gomave (TPMS)

TPMS-ja rrit sigurinë duke zbuluar çdo mungesë të presionit të gomave ndërkohë që jeni në udhëtim. Kur sensori është i aktivizuar, një llambë spiune në panelin e instrumenteve jep një sinjal paralajmërues kundër shfryrjes së plotë.

Mbrojtja e këmbësorit

Opel Vivaro zbaton të gjitha rregullat për mbrojtjen e këmbëve të këmbësorëve me një sipërfaqe parakolpi të optimizuar. Kofano e shformueshme së bashku me komponentët që gjenden nën të, shtoni këtu edhe një hapësirë përplasjeje për mundësuar një shformim pa pengese për të siguruar mbrojtjen efikase të kokës.

Sistemi i alarmit

Sistemi i alarmit të Opel-it për Vivaro-n është dizenjuar në përputheje me Qendrën e Kërkimeve, Riparimeve dhe Sigurisë së Mjeteve Motorike, Thatcham UK. Ai ka marrë një vlerësi E mbi mesatar. Duke u aktivizuar sa herë që dikush përpiqet të hyjë me forcë në makinë, bie boria dhe dritat pulsojnë. Për t’u mbrojtur nga një shkëputje e baterisë, alarmi ka burimin e tij të pavarur të energjisë.

Mbyllja automatike e dyerve

Dyert e përparme mund të mbyllen automatikisht duke përdorur një sistem opsional të mbylljes automatike të montuar që në fabrikën e Opel-it. Kjo gjë rrit sigurinë e makinës dhe shkurajon më tepër vjedhjen.

Shko në krye