loading

HAPËSIRË E BOLLSHME, E REHATSHME DHE E LEVERDISSHME.

Me 9 sedile të rehatshme dhe hapësirë fleksible për ngarkesë, Opel Vivaro ngre në një nivel tjetër transportin e disa njerëzve njëkohësisht.

Ambienti i shoferit

Marsh i montuar në lartësinë e panelit të kontrollit, timon me pozicion që mund të personalizohet dhe me sistemin e komandimit në largësi të sistemit të info-argëtimit, një sedile që mund të përshatet në 6 pozicione të ndryshme dhe me një mbështetëse për krahun dhe për mesin, të gjitha këto së bashku me insturementet e qarta bëjnë që shoferi të jetë në kontroll dhe të ndihet rehat.

Hapësirë e bollshme për të vendosur gjëra në kabinë

Hapësirat e bollshme të hapura dhe të mbyllura për vendosjen e gjërave në panelin e kontrollit dhe mbajtëset e gotave të vendosur në vende të përshtatshme nënkuptojnë që ka një vend për gjithçka që ju duhet në udhëtimin tuaj.

Më shumë sedile apo më shumë hapësirë për ngarkesë?

Me 9 sedile të rehatshme dhe hapësirë fleksibël për bagazhe, Opel Vivaro është ideale për shërbimet e transportit nga dhe drejt aeroportit, për veprimtari në kohë të lirë dhe për familje të mëdha. Në modelin standard, mund të mbani një ngarkesë deri në 1.8 m3. Duke palosur rreshtin e tretë të sedileve, duke hequr rreshtin e dytë, ose të dyja stolat, do të përftoni deri në 6 m3 në varësi të bazës së rrotës.

E pajisur për biznes

Sedilja e përparme dyvendëshe e Vivaros shton gjithanshmërinë e hapësirës së mbatjes së gjërave poshtë sediles. Një e mirë e jashtëzakonshme për njerëzit që u duhet të punojnë që nga sedilja e shoferit ose të komunikojnë përmes pajisjeve personale dixhitale që nga mbajtësja inteligjente e celularit, e cila ndodhet në pozicion shumë të përshtatshëm sipër panelit të kontrollit dhe mbajtësja e tapetit në panelin e sipërm.

Sistem info-argëtimi i klasit të parë

Ju mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë sistemesh info-argëtimi të përparuara. DIN R16 BT USB-ja teke dhe DIN CD18 BT USB e dyfishtë mundëson transmetimin audio përmes Bluetooth® dhe përdorimin e celularit pa duar, porta hyrëse USB në panel dhe USB-ja e jashtme mundësojnë lidhjen me pajisje të lëvizshme, ofrohet gjithashtu edhe opsioni i Transmetimit Dixhital të Audios (DAB+).

Navi 50 shton një ekran 7 polësh me ngjyra dhe me prekje, me harta që mbulojnë Europën Perëndimore ose Lindore. Aplikacioni falas ‘AHA’ në celularët e lidhur lejon qasjen në platformat e medias sociale si Facebook apo Twitter dhe në kanalet e radios që transmetohen përmes internetit nëpërmjet ekranit me prekje. Për iPhone ofrohet edhe njohësi i zërit Siri. Navi 80 IntelliLink, që është pararojë e teknologjisë, shton edhe disa veçori, përfshi këtu shikimin 3D të pozicionuar nga sipër (ose pamja përmes syve të shpendit), komandim i përparuar përmes zërit dhe transmetim audio përmes Bluetooth®. Ekrani funksionon gjithashtu si një ekran për sistemin e kamerës për të parë nga mbrapa.

Më shumë rehati. Më pak stres.

Opel Vivaro mund të porositet me ajër të kondicinuar manual përpara dhe mbrapa si edhe ngrohje shtesë për pjesën e pasme. can be ordered with manual air condition front and rear as well as additional rear heating.

Me kamerën për të parë nga mbrapa, ju mund të shihni se ku po shkoni dhe të mos përdridhni trupin teksa ecni mbrapa, imazhi shfaqet me vija udhëzuese dinamike në ekranin me prekje të sistemit të navigimit ose me vija udhëzuese statike në pasqyrën e brendshme.

Shko në krye