loading

TË MBASH AJRIN TË FRESKËT DHE KOSTOT TË ULËTA.

Motorët e vegjël 1.6 CDTI Turbo dhe BiTurbo, të cilët japin më shumë fuqi me më pak konsum janë tipik të gjenialitetit të Opel Vivaro-së. Rezultati është konsumi jashtëzakonisht i ulët i karburantit dhe i çlirim i ulët i CO2.

Më shumë fuqi, më pak etje

Ju mund të zgjidhni ndërmjet tre motorëve të përparuar Euro 6, të gjithë të pajisur me transmision manual me 6 marshe.

Motorët 1.6 CDTI Turbo me 70 kW (95 hp) dhe 1.6 CDTI BiTurbo me 92 kW (125 hp) dhe 107 kW (145 hp) viojnë me teknologjinë më të fundit ecoFLEX. Sistem standard Nisu/Ndalo, frenim rigjinerues, filtri i grimacave pa nevojë për mirëmbajtje and fërkimi i brendshëm i ulët ulin kostot dhe çlirimin e gazeve, ndërkohë që injeksioni i fjalës së fundit të teknologjisë, së bashku me energjinë e turbos japin një rendiment superior.

Teknologji BiTurbo

Motorët BiTurbo të Opel Vivaro-së ndërthurin përfitimet e një motorit të vogël me energji turbo (reagim i shpejtë për fuqi dhe numër të lartë rrotullimesh në xhiro të ulëta të motorit) me avantazhet e një motori të madh turbo (fuqi dhe rrotullime të larta) në xhiro të larta. Një ftohës i dyfishtë siguron një djegie të pastër dhe efikase. Rezultati është numri konstant i lartë i rrotullimeve nga xhirot e larta të motorit dhe çlirimi i lartë i energjisë në shpejtësi më të mëdha të motorit, si dhe një kursim i jashtëzakonshëm.

Shkurtues shtesë shpenzimesh

Përpos sistemit standard Nisu/Ndalo, një pompe uji që kursen energji e cila fiket dhe ndizet dhe që punon vetëm atëherë kur duhet, si dhe pompa e zhvendosjes së ndryshueshme të vajit, e cila siguron sasinë e duhur të lubrifikantit, zvogëlon shpërndorimin e energjisë.

Rikurperimi i energjisë së frenimit pakëson kosumin dhe çlirimin e gazeve duke karikuar baterinë, kryesisht kur ka energji rezervë gjatë frenimit dhe uljes së shpejtësisë.

Zinxhiri i kohëve të motorit pa nevojë për mirëmbajtje dhe filtri i naftës me grimca ndihmojnë në të pakësimin e kostove të shërbimit dhe në pakësimin e mundësisë për defekte, duke kontribuuar në intervale shërbimi që shkojnë deri në 2 vjet/40,000 km.

Modaliteti ecoDrive

Modaliteti ecoDrive mund të aktivizohet apo çaktivizohet në çdo moment. Ai mund të aktivizohet me një të shtypur të butonit ose mund të çaktivizohet duke ulur intensitetin ose thjesht duke e fikur.

Në modalitetin ecoDrive

  • fuqia dhe rrotullimet e motorit,
  • reagimi i gazit është i modifikuar,
  • ulet konsumi i energjisë nga ajri i kondicionuar dhe nga sistemi i ngrohjes.

Modaliteti ecoDrive bën të mundur që shoferi të dijë me saktësi se në çfarë marshi duhet të jetë për të kursyer karburant, duke dhënë një sinjal në në marshin më efikas. Nëse keni vendosur edhe sistemin e navigimit, ai do të shfaqë edhe të dhënat më ekonomike të ngarjes dhe udhëzime bazuar në reagimin e marrë nga vetë sistemi.

Shko në krye