loading

Opel Vivaro - Modelet.

Të qenët e gjithanshme, ekonomike, rehatia, stili dhe besueshmëria. Opel Vivaro është një ndërthurje unike. 3 modele karakteristike. 2 gjatësi. Deri në 9 vende. Po aq praktike dhe luksoze sa ta dëshironi ju.

Opel Vivaro Kombi – Kombi Edition

Combi

Me sedile për deri në 9 persona në konfigurimet standarde ose të gjata, ka gjithmonë një Opel Vivaro Combi për t’iu përshtatur të gjitha nevojave. është lehtësisht e konfigurueshme, me ndenjëse të pasme që hiqen dhe që janë të mirë-pajisura.

Pajimet standarde përfshijnë:

  • Disqe çeliku16˝ me kapak qendror
  • Drita për ditën (halogjene)
  • Rifiniturë me pëlhurë me ngjyrë blu me valëzim
  • Panel kontrolli me ngjyrë blu Denim
  • Radio R16 me Bluetooth® dhe portë hyrëse USB
  • Xhama elektrik dhe pasqyra anësore me ngrohje.
  • Sedilja e përparme është përshtatshme për dy pasagjerë që ulen në rehati.
  • Sedilet e radhës së dytë dhe të tretë janë të përshtatshme për deri në gjashtë vetë.
  • Mbyllje qendrore e dyerve me pult
  • Airbeg për shoferin dhe pasagjerin e përparmë
  • Dyer të pasme me kanate
Opel Vivaro Kombi – Kombi Edition z pakietem Tour

Paketa e paraqitjes Combi plus

Nëse Vivaro-ja juaj është përfaqësuese e kompanisë tuaj apo për transport familjar, Paketa e paraqitjes Combi plus është një mënyrë e thjeshtë për të shtuar stilin dhe rehatinë.

Pajimet që kryesojnë Combi-n përfshijnë:

  • Disqe çeliku 16˝ të mbrojtura nga kapak i plotë
  • Drita (LED)të fjalës së fundit të teknologjisë për ditën
  • Rifiniturë me pëlhurë të zezë elegante
  • Panel kontrolli me ngjyrë të zezë karboni
  • Mbështetëse krahësh për rehati shtesë në dyja ndenjëset e pasme
  • Dritat e përparme kundër mjegullës shtojnë sigurinë dhe përmirësojnë stilin
  • Timon me veshje lëkure
  • Parakolpe të jashtëm përpara dhe mbrapa me ngjyrën e makinës
Opel Vivaro Kombi – Kombi Edition z pakietem Elegance

Paketa e elegancës Combi Edition plus

Plot stil dhe jashtëzanisht luksoze me një mori veçorisë sigurie shtesë, Paketa e elegancës Combi plus është mënyra më e lehtë dhe logjike për të përmirësuar Vivaro-n tuaj.

Equipment on top of Combi includes:

  • Disqe aliazhi 17˝
  • Mbyllje përzgjedhëse me pult e dyerve
  • Radio CD18 CD me Bluetooth® dhe porta hyrëse USB
  • Dritat anësore kundër mjegullës rritin shikueshmërinë
  • Drita dhe fshirëse xhamash automatike
  • Ajër i kondicionuar përpara dhe mbrapa
  • Xhamat hapen në derën anësore dhe në panelin përballë
  • Spondi i pasëm zëvendëson dyert me kanate
Opel Vivaro Kombi – Kombi Irmscher Tourer

Vivaro Combi me shndërrimin Irmscher "Tourer"

Cilësi mbresëlënëse, me lëkurë të vërtetë dhe tapete të kadifenjtë, disqe dinamikë aliazhi 17” opsionalë dhe rehati krejtësisht e përmirësuar. Shndërrimi Irmscher "Tourer" e katapulton Opel Vivaron-n e gjithanshme në kategorinë e parë të luksit luksoz.

Veçoritë speciale përfshijnë:

  • Rifinitura në panelet e derës/anësore: rifinitura lëkure të qepura me argjend (në sedilet e përparme dhe sedilet e pasme të jashtme)
  • Paneli i kontrollit: korniza qendrore e mbuluar me lëkurë dhe e qepur me argjend
  • Veshja e marshit: lëkurë me qepje argjendi
  • Tapete të kadifenjtë me qepje argjendi dhe me shkrimin “Vivaro” (në pjesën e shoferit dhe pasagjerit, si dhe bagazhi)
  • Rifinutura e mbështesës C (vetëm për automjetet me një derë rrëshqitëse)
  • Rifinitura e mbështetëses D, majtas (rifinitura në mbështetësen D në të djathtë është standarde me ngrohjen e pasme)
  • Pjesë anësore me rifinitura të kadifenjta në strukturën e sedileve në radhën e dytë në varësi të derës rrëshqitëse)
  • Rifinitura të kadifenjta mbi bazën e rrotës

Pajimet e Opel Vivaro-së me shndërrimin Irmscher "Tourer" i nënshtrohen kushteve të garancisë të Irmscher Automobile GmbH & Co. KG. Opel Automobile GmbH nuk mban përgjegjësi për cilësinë e pajimeve të ofertës. Pjesë këmbimi specifike për Vivaro-n me shndërrimin Irmscher "Tourer" mund të porositen nga Irmscher Automobile GmbH & Co. KG.

Ligji gjerman zbatohet në mënyrë ekskluzive me përjashtim të Konventës së OKB-së për Shitjet dhe ligjeve të Ligjit Ndërkombëtar Privat. Vendi i juridiksionit është Remshalden, Germany.

Shko në krye