loading

Modelet OPEL MERIVA.

Nuk kanë konkurrencë në komoditet, rehati dhe përshtatshmëri. Duke qenë lider në klasin e saj, Opel Meriva vjen me një gamë të gjerë të modeleve të ndryshme. Shihni cili është ai që bën për ju.

Selection

Nga cilido kënd ta vëzhgoni, Opel Meriva Selection është jashtëzakonisht tërheqëse. Elementet e detyrueshme të tilla si: sedilja e shoferit me lartësi të rregullueshme, xhamat e përparmë elektrik dhe pasqyrat, frenat elektrike të parkimit, dhe një numër i madh detajesh të vogla qëndrojnë krah për krah me rehatinë e sistemit FlexSpace®. Dhe e gjitha kjo është pjesë e pajisjeve standarde. Opel Meriva Selection e re përfaqëson modelin risi që ofron shumë më tepër se një hyrje të lehtë.

Elementet standarde janë:

  • FlexDoors®
  • FlexSpace®
  • Freni elektrike parkimi
  • Pasqyra të përparme elektrike, me ngrohje
  • Xhama të përparëm elektrik
  • Airbeg ballor
  • Timon servo, i ndjeshëm ndaj shpejtësisë
  • Timon që përshtatet në lartësi dhe thellësi
  • Rregullim i lartësisë së sediljes së shoferit
  • ESP®Plus
  • ISOFIX i montuar në sediljet anësore të pasme
  • Material Skyline/Atlantis, Jet ngjyrë e zezë
  • Disqe çeliku 15"
  • Mbështetës i përshtatshëm i kokës mbrapa

Enjoy

Të gjitha pajisjet standarde që e dallojnë Selection-in nga modeli bazë, janë themeli për modelin Enjoy. Përveç kësaj, një audio e shkëlqyer i sistemit CD 300 dhe freskia e ajrit të kondicionuar janë pjesë e pajisjeve standarde. Një tjetër avantazh është lista e aksesorëve tërheqës shtesë. Brenda dhe jashtë, me Opel Meriva Enjoy me të vërtetë mund ta çlironi krijimtarinë tuaj dhe të krijoni paketën më praktike dhe tërheqëse sipas dëshirave tuaja.

Karakteristikat kryesore të standardit për edicionin:

  • Konsola qendrore FlexRail®
  • Kondicioner
  • Radio CD 300 me indo-ekranin e trefishtë
  • Drita leximi, përpara dhe mbrapa
  • Prizë 12-V për korrent në konsolën e poshtme, mbrapa
  • Xhepa në dyert para
  • Airbeg ballor dhe anësor për shoferin dhe pasagjerin përpara
  • Airbeg anësor dhe airbeg në formë perdeje
  • Mbajtëse koke e rregullueshme në 2 drejtime, përpara
  • Dritë ambientale në konsolën qendrore
  • Instrumente me konture të kromuara
  • Material Skyline/Atlantis, Jet ngjyrë e zezë
  • Disqe çeliku 16“

drive!

Kënaqu me origjinalitetin tërheqës të Meriva Enjoy, por i shtoni asaj diçka personale me tapiceritë ekskluzive Wega/Atlantis, sediljet opsionale ergonomike me certifikatën AGR nga pëlhura apo lëkura dhe disqet opsionale nga aliazh të lehtë. Modeli i fushatës së Opel Meriva-s është dëshmi se ju jeni në rrugën e duhur.

Karakteristikat themelore standarde të modelit Enjoy:

  • Materialin për tapiceri Wega/Atlantis
  • Rrota me disqe alumini 16˝ me 5 ndarje (opsion i preferuar për një model të fushatës)

Cosmo

Fjala e fundit për sa i përket luksit, Opel Meriva Cosmo ofron një listë të gjatë të pajisjeve superiore standarde. Shijoni detajet e tjera, të tilla si disqe të dizenjuara 16-inç, pllaka të kromuara të dritareve, detajet nga kromi i satenuar dhe komoditetin e timonit me lëkurë. Opel Meriva Cosmo ofron shumë, pa lënë pas dore nevojat praktike të jetës, si një brendi të përshtatshme, hapësirë personale dhe rehati gjatë udhëtimeve e gjata.

Pajisjet standarte të modelit Enjoy, plus:

  • Timon me lëkurë me komanda për radio
  • Tempomat
  • Kompjuter në bord
  • Xhama të përparmë dhe të pasëm elektrik
  • Mbajtësi i përparmë për krahë
  • Pasqyrë kozmetike me ndriçim
  • Pragje dyersh, përpara dhe mbrapa
  • Astor/Morrocana, e errët e galvanizuar dhe Jet e zezë ose Lilop/Morrocana, Jet e zezë
  • Disqe alumini 16”
Shko në krye