loading

MËNÇURISHT TË LIDHUR.

Pse automjeti juaj të mos të jetë i lidhur po aq mirë sa edhe smartphone-i juaj? Opel Meriva jua mundëson këtë, thjeshtë dhe duke iu dhuruar argëtim. Sistem audio i shkëlqyer, grafika e qartë dhe komandat logjike, të gjitha sëbashku krijojnë një paketë shumë të veçantë.

IntelliLink

Opel Meriva tani është më praktike dhe e lidhur më mirë në sajë të integrimit të përsosur të smartphone-it dhe teknologjisë IntelliLink. Funksionet e tyre të shumta në automjet vihen në dispozicion nëpërmjet sistemit për informim dhe argëtim me shfaqje të qartë të të dhënave dhe funksioneve në ekranin 7 inç me ngjyra dhe rezolucion të lartë. I thjeshtë për t'u përdorur dhe parë. Këto janë përparësitë e mëdha të këtij sistemi.

CD 600 IntelliLink
Shijoni pamjen superiore që shfaqet në ekranin 7 inçësh me ngjyra, riprodhim i shkëlqyer të zërit nga 7 altoparlantë superior dhe funksionalitetin e zgjeruar të medias, të tilla si Gracenote®, ose shikoni fotografitë. Funksione të tjera përfshijnë:

  • Akordues të dyfishtë
  • Komanda në timon
  • Celular me njohjen e zërit nëpërmjet Bluetooth®
  • Hapësirë FM / AM me funksionin Autostore (6 x 6 stacione të ruajtura), mbështetjen e plotë për RDS EON / dhe pajisjet me antena të shumta
  • Fuqia dalëse 4 x 20 W @ 4 Ohm, funksioni i DSP me kujtesën për 6 rregullime të zërit
  • Rregullues i cilësimeve grafike
  • Kontrolli i volumit të zërit dhe fuqisë së basit në varësi të shpejtësisë
  • Bluetooth®, aux-në dhe transmetim audio USB
  • Leximi i mesazheve SMS
  • CD Player
  • Opsioni DAB / DAB + / DMB audio

Navi 950 IntelliLink

Vetëm thoni adresën dhe ai ju dërgon kudo që ju dëshironi. Regjistrimi i menjëhershëm i destinacionit nëpërmjet sistemit të njohjes së zërit e bën jetën më të lehtë, si edhe ndërfaqja e thjeshtë e veprimit njeri-makinë që ofron sistemi Navi 950. Integrimi i shkëlqyer i IntelliLink dhe smartphone-it tuaj ju mundëson të telefononi pa përdorur duart, të bëni transmetim audio pa tel nëpërmjet lidhjes Bluetooth® dhe lexoni mesazhet SMS. Navi IntelliLink 950 vjen me harta për të gjithë Europën me Rusinë dhe Turqinë. Ashtu si edhe tek Navi 650, softueri i navigimit mund të përditësohet nëpërmjet USB-së.

Aux-in dhe USB

Dëshironi muzikën apo tingujt tuaj të preferuar? Nuk ka problem. Porta e jashtme, aux-in "dhe USB-ja janë pikërisht aty ku keni nevojë në konsolën qendrore. Menjëherë lidhni ndonjë pajisje të lëvizshme me një port të kufjeve ose USB-së në sistemin e informimit dhe argëtimit. Nuk mund të jetë më e thjeshtë se kaq!

Më shumë mbi info-argëtimin dhe navigimin

Edhe në nivelin më të thjeshtë, të gjitha sistemet për informacion dhe argëtim të Opel Meriva kanë riprodhim të shkëlqyer të zërit: nga sistemi bazë me një CD player, RDS / EON dhe 3x6 stacionetë ruajtura deri në 400 CD Plus me sinkronizues të dyfishtë, përpunim dinamik të zërit dhe ndryshues të parametrave grafik. Elementet shtesë përfshijnë DAB për marrje sinjali dixhital të radios, komandat në timon dhe bazën për një telefon celular i cili mund të komandohet me zë nëpërmjet Bluetooth®.

Me Navi 650 ju përftoni një kombinim të shkëlqyer të zërit dhe navigimit: ekran i cilësisë së lartë 7 inç me ngjyra, zmadhim i vazhdueshëm i hartave, të dhëna mbi navigimin nga memoria e brendshme dhe 7 altoparlantë superior që të jeni të informuar dhe në rrugën e duhur.

FlexDock®

Një mënyrë e thjeshtë për të mënjanuar celularin tuaj. Me FlexDock® smartphone-in tuaj e keni tërë kohën pranë syve, pa marrë parasysh nëse jeni shofer apo pasagjer. Përveç kësaj, sistemi lehtëson lidhjen me sistemin e informacionit dhe argëtimit dhe një pajisje e plotë automatike - pa kabllo të shëmtuara që shkatërrojnë pamjen e bukur të Opel Meriva-s.

Shko në krye