loading

Ergonomia ju vë në qendër të vëmendjes.

AGR (Aktion Gesunder Rücken e.V.), është shoqatë mjekësore gjermane që përcakton kriteret ortopedike për sediljet e automjeteve. Ata ishin aq të impresionuar me Opel Merivën, saqë çertifikatën e tyre prestigjioze ia dhanë makinësnë tërësi. Në fakt, nga dyert e thjeshta dhe praktike, përmes ndryshimit të lehtë dhe të thjeshtë të sistemimit të brendshëm, deri tek sistemi unik FlexFix® për biçikletë, gjithçka tek Opel Meriva është përshtatur për komoditetin tuaj.

Sistemi FlexDoors®

Hyrja dhe dalja janë të lehta. Vendosja e sediljeve zgjatë vetëm disa sekonda. Gjenialiteti i Opel Meriva-s qëndron në mënyrën sesi ju mirëpret, e gatshme për ta bërë çdo udhëtim një përvojë të këndshme. Mjafton shembulli i derës FlexDoors®.

Për shembull, këndi i hapjes së derës së pasme prej 84° e bën vendosjen e sediljes së fëmijës dhe lidhjen ose zbritjen e fëmijëve prej saj shumë më të lehtë. Gjithashtu, nuk ka asnjë derë në mes të sediljeve të përparme dhe vendet e pasme, duke bërë të mundur një përgjigje dhe reagim më të shpejtë të prindërve.

Përparësitë tjera janë:

  • Hyrja dhe dalja nga sediljet e pasme zhvillohet në pikën më të lartë të çatisë, çka është shumë më e rehatshme.
  • Këndi i hapjes së derës së pasme 84º lejon, lëvizjen natyrore e ergonomiketë trupit gjatë hyrjes dhe daljes, e ndihmuar më tej nga një dorezë e madhe në shtyllën B.
  • Në hapësirat e ngushta të parkimit, hyrja është më e lehtë, sepse ju nuk duhet të shtrembëroheni rreth derës gjysmë të hapur.
  • Katër fazat e hapjes nënkuptojnë kontroll më të mirë të hapjes së dyerve në një hapësirë të vogël.
  • Sistemi FlexDoors® lehtëson ngarkimin dhe shkarkimin, për shembull gjatë blerjes apo bartjes së një ngarkese të pazakontë.
  • Një dritë në fund të shtyllës B ndriçon tokën pranë makinës, e cila është një tjetër funksion praktik i sigurisë.
  • Më në fund, sistemi FlexDoors® lehtëson qasjen në sistemin FlexSpace®, e cila edhe me tej thjeshton ndryshimin e sistemimit brenda.

Por ka edhe përparësi në raport me derën e pasme rrëshqitëse. Dukshëm vërehet se dera rrëshqitëse kufizon zgjerimin e boshtit të pasëm, e cila përfundimisht ndikon në stabilitet. Një tjetër përparësi është që rrëshqitja nënkupton lëvizjen e tërë peshëssë derës, e cila është një e metë kur ju e hapni ose mbyllni në pjerrësi kur keni parkuar në një të tatëpjetë.

Sistemi i sediljeve FlexSpace®

Në qoftë se ju pëlqen spontaniteti, atëherë do të ju pëlqejë FlexSpace®. Opel Meriva është spontane po aq sa edhe ju. Është mirë të dini se gjithmonë mund të përshtatni sistemimin e brendshëm në përputhje me planet e juaja. Por, po sikur të ndodhë një ndryshim i planit? Nuk ka problem. Nëse keni nevojë për vende deri në pesë pasagjerë ose hapësirë për sende të mëdha, Opel Meriva të gjitha këto mund t’ua ofrojë pa lëvizur asnjë sedilje të vetme.

  • Sediljet të pasme anësore mund të zhvendosen prapa dhe nga brenda në një lëvizje të atillë që të përfitohet një hapësirë e bollshme për këmbët dhe shpatullat në konfigurimin katër-vendesh
  • Palosje me vetëm një prekje nga kabina ose bagazhi
  • Nuk ka nevojë për të hequr mbështetëset e kokës
  • Bagazh i rrafshët për të fituar një kapacitet hapësire deri në 1,500 l

Sediljet ergonomike AGR për shoferin/pasagjerin

Pozicioni korrekt i mbajtjes trupit kur jeni të ulur është mënyra më e mirë për të shmangur problemet e shpinës. Prandaj, Opel Meriva ofron opsionin e sediljve ergonomike AGR për ndenjësen e shoferit/pasagjerit, të certifikuara nga AGR , qendra gjermane lider për ergonominë (Fushata për një shpinë të shëndetshme). Sediljet ergonomike me një gamë të gjerë përshtatjesh, duke përfshirë mbështetjen e mesit dhe zgjerimin e jastëkut të ndenjëses. Këto do t’ju mundësojnë që të gjeni pozicionin e përkryer që ju përshtatet nevojave tuaja. Ato janë në dispozicion vetëm për shoferin ose për shoferin dhe pasagjerin e përparmë.

Pozita e lartë e uljes
Në Opel Meriva ju uleni në një pozicion të lartë, me një shikueshmëri të shkëlqyer përpara dhe mbrapa nga mund të shihni gjithçka. Sediljet kanë mundësitë më të shumta për përshtatje në gjatësi dhe lartësi në këtë kategori. Në kombinim me një timon të cilit mund t’i përshtatet lartësia dhe thellësia, kushdo mund të gjejë pozicionin e tij/saj të përsosur për të drejtuar automjetin.

Sistemi i mbajtësit të pasëm FlexFix®

Mënyra më praktike për të transportuar biçikletën tuaj quhet thjesht FlexFix®. Tërhiqet nga prapakolpi dhe mund të mbajë deri në tre biçikleta. Këtë e ka vetëm Opel-i dhe punon në lidhje me udhëzuesin e parkimit, dhe parandalon në tërheqjen e shpinës gjatë ngarkimit. Gjithashtu, ajo kursen hapësirë në shtëpi ose garazh dhe redukton konsumin e karburantit, sidomos në krahasim me një biçikletë të montuar në çatinë e automjetit. I thjeshtë, por i zgjuar.

Shko në krye