loading

PAJISJE SHTESË PËR OPEL Meriva-n.

Opel Meriva është një automjet në të cilin ju ndjeheni si në shtëpi. Në kuptim të komoditetit, rehatisë dhe hapësirës, ai është një automjet i mrekullueshëm. Duke filluar nga udhëtimet tuaja të përditshme në punë, duke shkuar në një piknik apo pazar Opel Meriva ka gjithçka që ju nevojitet për të jetuar jetën sipas ritmit tuaj. Pajisjet origjinale shtesë të Opel-it, për Meriva-n sjellin shumë në aspektin e praktikës dhe funksionalitetit. Do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për Meriva-n tuaj në faqet e mëposhtme.

Rehati dhe kujdes

Qëndroni si në shtëpinë tuaj. Me gjithë kohën që kalojmë në të, automjeti shpesh është si një shtëpi larg nga shtëpia. Ju do të gjeni gjithçka që ju duhet që Opeli juaj të duket dhe të jetë i bukur, duke filluar nga paticeria deri tek perdet për xhama, dhe shumë më tepër.

Info-argëtim

Për një udhëtim edhe më të mirë. Lidhni smartphone-in që të keni qasje në gjithçka duke përdorur sistemin për informacion dhe argëtim. Qëndroni të lidhur nëpërmjet kompletit me Bluetooth për përdorim pa duar, FlexDock, sistemeve të navigimit, hartave të përditësuara dhe portat e ndryshme për pasjisjet multimediale.

Siguri dhe mbrojtje

Udhëtoni në mënyrë të sigurtë dhe mbroni Meriva-n tuaj brenda dhe jashtë. Nga parafangot kundër spërkatjes dhe qeseve të holla mbrojtëse për ngjyrën, deri tek udhëzuesit për parkim dhe sediljet për fëmijë, ju do të gjeni gjithçka që ju nevojitet në mënyrë që ju dhe familja e juaj të jeni të sigurtë – por që edhe Opel Meriva juaj të duket e bukur si ditën e parë kur e keni blerë.

Stilizimi

A jeni gati për t’u dalluar nga turma? Jeni në vendin e duhur. Ne kemi një përzgjedhje të shkëlqyer të produkteve për stilizim të automjeteve, të cilat Opeli-t tuaj do t’i japin atë çfarë do ta bëjë të spikatë.

Sistemet transportuese dhe mbajtëset

Opel-i ka bërë çmos që t’ua lehtësojë bartjen e gjërave. Një përzgjedhje të gjerë të sistemeve tona fleksible të transportit dhe mbajtëseve si ndihmë e përkryer për udhëtimet tuaja dhe aktivitetet sportive. Mbajtje në automjet ose mbi automjet, skara në çati e deri te bashkueset për tërheqje, si dhe mbajtëse për biçikletë. Oferta jonë përfshin si produktet origjinale Opel, ashtu dhe produktet e partnerit tonë Thule, prodhuesit kryesor të sistemeve për transportim.

Disqet

Personalizoni Opel-in tuaj me serinë e re të disqeve. Cilëndo madhësi që ju të zgjidhni, ju pret një zgjedhje e shkëlqyer e disqeve origjinal të Opel, kështu që ju mund t’i jepni makinës diçka personale. Ne mund t'ju ofrojmë një komplet gomash dimri dhe zinxhirët e dëborës Thule. Shijoni dizajnin dhe cilësinë e pajisjeve origjinale shtesë të Opel-it.

Shko në krye